
Sonte do të nisë xhiroja e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta10.
Ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje padyshim pritet të jetë ajo në mes të Bayern Munich dhe Barcelonës, e cila luhet në “Allianz Arena”.
Që të dyja skuadrat kanë triumfuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, ku Bayerni mposhti Interin, ndërsa Barcelona triumfoi ndaj Viktoria Plzen.
Në anën tjetër, Liverpooli do të kërkojë fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve në shtëpi ndaj Ajaxit.
Ndeshjet tjera që luhen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve janë: Bayer Leverkusen – Atletico Madrid, Porto – Club Brugge, Viktoria Plzen – Inter, Sporting Lisbon – Tottenham dhe Olympic Marseille – Eintracht Frankfurt. /Gazeta10/
