
Pas përfundimit të stinorit të rregullt të garave në Superligën e Kosovës në basketboll, të mërkurën starton faza e “Play-Offit” me ndeshjet çerekfinale.
Faza e “Play-Offit” në elitën e basketbollit kosovar starton me ndeshjen Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi.
Kampionët në fuqi sonte në shtëpi e pret Vëllaznimin, skuadrën e rikthyer këtë edicion në elitë, Vëllaznimin.
Ylli sezonin e rregullt të garave në Superligë e përfundoi në pozitë e tretë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa Vëllaznimi stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 19 disafata.
Therandasit kanë bilanc 100% të fitoreve në përballjet kundër gjakovarëve që janë zhvilluar këtë edicion.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic këtë edicion synon të bëhet kampion për herë të tretë radhazi, ndërsa të besuarit e Josip Plantak do të tentojë befasinë në këtë fazë të garave.
Kjo përballje luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Fituesi i serisë çerekfinale, në gjysmëfinale do të përballet me Pejën.