Gazeta10

7 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Sot bëhen 7 vjen nga miratimi i Gjykatës Speciale ku deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta10.

Në atë votim kanë qenë 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim përmes së cilave u hap rruga që Qeveria t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i takon Speciales.

Në atë kohë, opozita ishte kundër themelimit të Gjykatës Speciale duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do e cënojë sovranitetin e vendit.

Në anën tjetër, Qeveria dhe pozita po ashtu e kanë quajtur të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte në Kosovë vitin e kaluar ka ngritur aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Po ashtu edhe ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, si dhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. / Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)