
Sot në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, do t’u raportojë krerëve të diplomacisë evropianë në një takim joformal për bisedimet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimet e realizuara në kuadër të Forumit të Parisit.
Qëllimi i takimeve në Paris, siç paraprakisht pohoi Borell pas takimeve “ishte t’u përgjigjemi sfidave kritike” në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bisedimet dhe siç tha ai “jemi fokusuar në ndihmën e palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjentisht për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”.
Debati i sotëm në Bruksel do të fokusohet kryesisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Fakti që do të jetë joformal, nënkupton se përfundimet e diskutimit nuk do të publikohen, por pritet që Borell të përcjellë thelbin e këtyre bisedimeve në një konferencë për shtyp.
Siç kuptohet nga publikimi i AP-së, nëse Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e bazuar në këtë propozim, atëherë Serbia do të pajtohet që ta respektojë ekzistencën e Kosovës dhe ta trajtojë si një realitet të ndarë juridik, derisa Kosova duhet të pranojë se do të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./Gazeta10 & Express