Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut

Gazeta10
25 July 2023 - 8:17

Mot kryesisht me diell dhe vapë pritet të mbajë të martën në vendin Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihet që sot të jetë dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, IHMK-ja ka njoftuar se korriku do të jetë ndër muajt më të nxehtë ndër vitet e fundit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.