
Ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri do të organizohet sot në Amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, nga ora 10:00, raporton Gazeta10.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.
Me abetaren e unifikuar, që nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo në botë./Gazeta10.