Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Sot e di që ky vend ka drejtësi”, Valon Syla reagon pas dënimit të sulmuesve të tij

Gazeta10
07 December 2023 - 10:45

Gazetari Valon Syla ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe mediat pas aktgjykimit dënues ndaj tre personave të akuzuar për sulmin ndaj tij.

“Dy vjet për sulmuesit fanatikë islamikë. Për këtë rast e kisha falënderua së pari Policinë e Kosovës që ka reagua shumë shpejt në identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kolegët e mi e krejt mediat që më kanë mbështetë”.

Në një postim tjetër, Syla ka thënë se nga sot beson se ka drejtësi në Kosovë.

“Shpesh herë kam pa raste dhe jam frikësu se jo kompetenca e institucioneve edhe neve si shoqëri kosovare dhe drejtësisë po e bënë Kosovën vend të pajetueshëm… jo për mua, dhe gjeneratën teme, sepse kemi jetu edhe në kohë ku ska pasë drejtësi hiq, dhe je persekutu nga Jugosllavia e Serbia vetëm se je shqiptar, por e kam pasë brengën për gjenerata ma të reja dhe me shumë ma pak përvojë.

Por sot e di që ky vend ka drejtësi, kur e mbron secili prej nesh të drejtën e vet, kur nuk e tregton dhe e ka durimin e forcën ta ores vendimin e drejtësisë të Republikës.

Kosova pra ka shpresë, kur secili prej nesh e kryen detyren e vet dhe e ka pernime.

Pra une e kryva temen, kolegët e mi gazetar e kryen tê vetën, policia reagoi dhe i kapi në afat rekord sulmuesit fanatik, drejtësia poashtu në fund krejt këtë mund e shpërbleu me drejtësi të merituar.

Faleminderit të gjithëve.

Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të enjten. Tre të akuzuarit Lum Dërvishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani dënohen me nga dy vite burgim (secili veç e veç), pasi janë fajtorë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të njëjtëve, në dënimin me burgim do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej 14 prill deri më 7 dhjetor 2023.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.