Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Sot iu dorëzohen familjarëve trupat e tre të vrarëve në sulmin terrorist në Banjskë

Gazeta10
30 September 2023 - 14:12

Trupat e tre të vrarëve në Bansjkë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarëve.

Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se trupat e të vrarëve sot i marrin familjarët e tyre.

Ndërkohë, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar të enjten se autopsia e trupave të sulmuesve të vrarë në Banjskë të Zveçanit është kryer mirëpo ata nuk do të iu dorëzohen familjarëve pa u bërë identifikimi shkencor i tyre.

Aksioni në Bajsnkë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës ku ishte vrarë një polic e plagosur dy të tjerë.

Pastaj, Policia kishte vrarë tre të dyshuar ndërsa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës.

Ky aksion është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët dhe nga BE-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.