
Klubi i Biznesit ka shënuar njëvjetorin e themelimit të tij, raporton Gazeta10.
Kjo ide e këtij klubi u mundësua nga gjashtë korporatat lidere në vend me qëllim të ndërtimit të një platforme për bashkupunim në mes kompanive kosovare dhe atyre nëpër botë.
“Është kënaqësi e veçantë që sot kur po i mbushim një vit, tanimë mund të flasim për suksese. Edhe pse një vit sfidues për ekonominë e Kosovës, ne shikojmë nga e ardhmja sepse ajo është padyshim e begatë.
Ne si Klub i Biznesit do të luajmë rolin tonë në këtë rrugëtim, duke ofruar partneritet për gjithsecilin që ka synim fuqizimin e ekonomisë së vendit përmes një roli udhëheqës të sektorit privat.,” tha Ilir Ibrahimi, drejtor menaxhues i Klubit të Biznesit.
Duke shikuar nga e ardhmja, Klubi i Biznesit ka plane ambicioze para vetes për ta rritur edhe më tej anëtarësinë, për të organizuar evente të specifikuara për industri të ndryshme, dhe pët të rritur promovimin dhe realizimin e investimeve në Kosovë, dhe për tu bërë një adresë e dëshiruar për sipërmarrësit e rinjë dhe mbi të gjitha të jetë një zë i fuqishëm i sektorit privat. Sot kur Klubi I Biznesit po feston një vjetorin, është e qartë se është shumë se një grup rrjetëzues i bizneseve, sepe ai më tepër është një komunitet vibrant i vendosur për një qasje inovative drejt suksesit në nivel global./Gazeta10