Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sot konferenca e 15-të ndaj Thaçit e të tjerëve në Gjykatën Speciale

Gazeta10
04 Nëntor 2022 - 9:36

Sot do të mbahet konferenca e 15-të mbi ecurinë në çështjen, ku për krime lufte, po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo konferencë do të fillojë në orën 13:30, mirëpo për transmetimi i saj do të bëhet me 45 minuta vonesë, respektivisht në orën 14:15.

Në bazë të vendimit të gjyqtarit paraprak mbi caktimin e kësaj konference, thuhet se në të do të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e mëtutjeshëm dhe çështje të tjera.

Vendimi thotë se sa i përket nxjerrjes së provave, do të kërkohet të dihet nëse është bërë progres në procesin e zbulimit në lidhje me materialin e Rregullës 107, në veçanti, sa nga ky material mbetet për t’u pastruar dhe nëse ndonjë aplikim shtesë në përputhje me këtë rregull është i pashmangshëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.