Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sot luhet klasikja e futbollit Gjerman Borussia Dortmund – Bayern Munchen

Gazeta10
08 October 2022 - 14:27

Në “Signal Iduna Park“ do të luhet klasikja 124-t e futbollit gjerman, një përballje mes dy peshave të rënda të futbollit si Borussia Dortmund dhe Bayern Mynih, të cilat nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur sezonin dhe vijnë në këtë takim me pikë të barabarta, 15 secila.

Verdhezinjtë e Terziç u mposhtën javën e kaluar nga Koln, por në mesjavë triumfuan 1-4 në Andaluzi ndaj Sevillas, me anglezin Jude Bellingham që ishte protagonist dhe do të provojë të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj bavarezëve.

Prej kohësh Borussia shihet si ekipi i vetëm që mund të thyejë hegjemoninë e Bayernit, pasi këta të fundit kanë fituar 10 tituj kampion radhazi, megjithatë vlen të theksohet se verdhezinjtë nuk fitojnë një ndeshje ndaj bavarezëve që prej gushtit të 2019-ës, duke humbur plot 8 përballje radhazi.

Për sfidën ndaj Dortmundit, Nagelsmann ka rikuperuar Joshua Kimmich dhe Kingsley Coman, por nuk do të ketë në dispozicion Thomas Muller. Manuel Neuer është një farë garancie për suksesin, pasi është futbollisti me më shumë fitore ndaj Dortmundit në karrierë, plot 24 të tilla.

Nga ana tjetër, te Dortmund shpresojnë shumë te forma e mirë e Bellingham e Brandt, por edhe aktivizimi i Matts Hummels në mbrojtje. Këtë sezon verdhezinjtë kanë pësuar një gol çdo 512 minuta me veteranin gjerman në fushë dhe një gol çdo 23 minuta.

Megjithatë kur bëhet fjalë për klasiken e futbollit gjerman, statistikat nuk kanë vlerë, pasi fjalën e fundit e thotë fusha e blertë, aty ku protagonistët do t’i japin jetë një spektakli 90-minutësh, duke nisur nga ora 18:30, të cilin mund ta ndiqni vetëm në ekranin e SuperSport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.