Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Sot mbahet seancë në Speciale ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve

Gazeta10
08 September 2022 - 8:34

Sot (e enjte), do të mbahet seancë në Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe ish- krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Gazeta10.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar kalendarin e seancave për javën e dytë dhe të tretë të muajit shtator.

Në njoftimin zyrtar të Speciales, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” është caktuar për datën 8 shtator me fillim në orën 13:30 minuta.

Në seancë do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.