Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot mjaft ngrohtë, temperaturat deri në 29 gradë

Gazeta10
06 June 2024 - 9:36

Mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë parashihet për ditën e enjtë, me temperatura maksimale deri në 28C e 29C. O

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte për mjegullinë. Minimalet zbresin në 12C e 14C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore 3-7m/s, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat më të larta parashihen duke shkuar nga fundjava, me temperatura maksimale edhe deri në 33C e 35C.

Do të mbretëroj mot më i qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell. Përreth viseve malore, në fundjavë, orëve të pasdites më vonë, nuk duhet përjashtuar mundësinë për zhvillime të rrebesheve të izoluara dhe bubullima.

Këto rrebeshe mund të depërtojnë edhe në pjesë tjera të vendit. Minimalet shënojnë rritje gjithashtu deri në 18C, e në disa pjesë të vendit edhe mund të regjistrohen netë tropike, kur temperaturat minimale nuk zbresin nën 20C.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.