Gazeta10

Sot mot me diell, më i nxehtë se dje

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot pritet të mbaj mot me diell dhe më i nxehtë se dje, raporton Gazeta10.

Indeksi i cilësisë së ajrtit pritet të jetë në nivel të pranueshëm.

Temperaturat gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë mininalet do të sillen rreth 15C deri në 18C, ndërsa maksimalet nga 31C në 33C.

“Prishtina Weather” ka dhënë informacione po ashtu edhe për shtypjen atmosferike si dhe erërat.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe përgjatë fundjavës.

3.08.2022 – Mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe më i nxehtë po parashihet përgjatë pesë ditëve të ardhshme. Orëve të pasdites priten edhe zhvillime të vransirave të pakta lokale. Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

4.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.

6.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, më pas në rënie përreth vlerave normale”, thuhëet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

vrasja-ne-malisheve-2-e1695197794625-673x480-1
Vrasja në Malishevë, trupi i pajetë ende në rrugë (FOTO)
Tenistja
Dëshmia tronditëse e tenistes franceze: Trajneri më përdhunonte tre herë në ditë
Screenshot 2023-09-20 113457
Vrasja në Malishevë - Viktima dhe dorasi ishin kolegë pune, la pas dy djem (Foto)
378300025_199794649674793_8964987076832914870_n
Pamje shokuese, familjari poston fotot e nipit të mitur që u rrah nga mësueset e një kopshti (Foto)
IMG_4246
E dhimbshme: Dy 18 vjeçarë shqiptarë vdesin në një aksident në Zvicër
Screenshot 2023-09-20 091948
Ekskluzive: Ky është personi që u vra në Malishevë (FOTO)
377107663_1262657837695256_5506678351404178209_n
Video virale e hajdutit kur “shtypet” nga traktori pasi tentoi ta vidhte
Familja-Shala-Elshani
Shkelja e dy këmbësorëve në Pejë : Familja Shala shtrijnë dorën e pajtimit ndaj Elshanit (VIDEO)