Gazeta10

Sot në Kosovë pritet të mbaj mot me vranësira dhe me shi

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot në Kosovës do të mbaj mot me vranësira dhe me shi, raporton Gazeta10.

Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Indeksi i ajrit do të jetë në nivel të pranueshëm.

Temperaturat do të lëvizin, maksimalja 25C ndërsa minimalja 15C.

“Prishtina Weather” ka dhënë edhe informacione për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ulje e temperaturave dhe të reshura shiu ditëve të ardhshme. Në fundjavë priten reshje më të dendura shiu, lokalisht mundësi për përmbytje.

10.08.2022 – Përgjatë pjesës së dytë të javës, mbeten ende parashikimet për një mot më jostabil, ku nga dita e premte edhe priten më shumë gjasa për të reshura shiu. Së pari si rrebeshe me bubullima, e përgjatë fundjavës reshje paksa më të vazhdueshme shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohet mundësia që lokalisht mund të vije deri tek përmbytjet.

Edhe ditën e hënë mbetet mot jostabil, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në fundjavë.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Nën kushte të motit me më shumë vransira dhe më të freskët, edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të jenë më shumë në vlera të pranueshme.

Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, do të jetë mesatarë. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës. Vetëm në raste kur rreziku është i lartë, si ditën e premte, atëherë duhet kufizuar aktivitetet në ambiente të jashtme orëve të mesditës.

11.08 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu.

12.08 – Ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima

13.08 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Paradite reshjet shoqërohen edhe me bubullima. Reshjet vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.

14.08 – Freskët, kryesisht vranët, me të reshura shiu që vazhdojnë që nga orët e mëngjesit.

15.08 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë. Pasdite mundësi për rrebeshe e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 14C e 17C, e maksimalet nga 25C e 26C, zbresin deri në 20C e 22C në fundjavë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike shënon një rritje të lehtë mbi normale dhe luhatet në këto vlera”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)