Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

Gazeta10
04 September 2026 - 8:41

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot (e premte) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

Kujtojmë se gjatë ditëve të verës, kur temperaturat arrinin mbi 32 gradë Celsius, ndalohej për një periudhë të caktuar qarkullimi i automjeteve të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, në autoudhë.

Nga Rubrika
Lajme
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.