Gazeta10

Sot pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbaj mot me diell dhe vranësira, raporton Gazeta10.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 14C e 17C ndërsa ato maksimalet nga 25C deri në 26C.

“Prishtina Weather” ka dhënë informacione edhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ulje e temperaturave dhe të reshura shiu ditëve të ardhshme. Në fundjavë priten reshje më të dendura shiu, lokalisht mundësi për përmbytje.

10.08.2022 – Përgjatë pjesës së dytë të javës, mbeten ende parashikimet për një mot më jostabil, ku nga dita e premte edhe priten më shumë gjasa për të reshura shiu. Së pari si rrebeshe me bubullima, e përgjatë fundjavës reshje paksa më të vazhdueshme shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohet mundësia që lokalisht mund të vije deri tek përmbytjet.

Edhe ditën e hënë mbetet mot jostabil, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në fundjavë.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Nën kushte të motit me më shumë vransira dhe më të freskët, edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të jenë më shumë në vlera të pranueshme.

Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, do të jetë mesatarë. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës. Vetëm në raste kur rreziku është i lartë, si ditën e premte, atëherë duhet kufizuar aktivitetet në ambiente të jashtme orëve të mesditës.

11.08 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu.

12.08 – Ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima

13.08 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Paradite reshjet shoqërohen edhe me bubullima. Reshjet vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.

14.08 – Freskët, kryesisht vranët, me të reshura shiu që vazhdojnë që nga orët e mëngjesit.

15.08 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë. Pasdite mundësi për rrebeshe e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 14C e 17C, e maksimalet nga 25C e 26C, zbresin deri në 20C e 22C në fundjavë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike shënon një rritje të lehtë mbi normale dhe luhatet në këto vlera”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.  / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë