Gazeta10

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira kalimtare, raporton Gazeta10.

Paradite do të jetë kryesisht me diell ndërsa pasdite me vranësira kalimtare si dhe me mundëse për reshje shiu në vise malore.

Temperaturat minimale do të sillen nga 13C në 16C ndërsa ato maskimalet nga 28C deri në 30C teksa cilësia e ajrit do të jetë në vlera të pranueshme.

Po ashtu, “Prishtina Weather” ka dhënë informacione edhe për erërat si dhe shypjen atmosferike.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Mot stabil, kryesisht me diell ditëve të para të gushtit. Fillimish jo aq nxehtë, e nga mesi i javës temperaturat mbi 30C.

31.07.2022 – Ditëve të para të gushtit po parashihet të kemi mot stabil, kryesisht me diell. Vransira kalimtare paraqiten ditën e hënë dhe martë, të martën me mundësi për riga lokale shiu nga veriu i vendit. Në aspektin termik fillimisht nuk do të jetë edhe aq nxehtë, ngase edhe do të frynë erëra më të freskëta veriore. Tek nga pjesa e dytë e javës temperaturat në rritje edhe mbi 30C.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

1.08 – Fillimisht kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët.

2.08 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

3.08 – Kryesisht me diell, nxehtë.

4.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.

5.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

Temperaturat gradualisht në rritje, minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C..

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-9m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s ditën e hënë dhe të martë.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë