Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot varrosen babai dhe e bija që vdiqën në aksidentin në Kamenicë

Gazeta10
26 February 2023 - 8:23

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës, ku si pasojë e kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë.

33-vjeçari A. E, vdiq në vendin e ngjarjes ndërkaq foshnja rreth njëvjeçare O.E ka vdekur në spital duke mos iu bërë ballë plagëve të marra.

Sot, më 26 shkurt atyre do t’iu jepet lamtumira e fundit.

Siç njoftojnë familjarët, ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Java që lamë pas ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve me fatalitet.

Si pasojë e këtyre aksidenteve vdiqën shtatë persona./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.