Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot varroset 26-vjeçarja që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë

Gazeta10
12 April 2025 - 15:20

Prishtina dje është tronditur nga vdekja tragjike e 26-vjeçares Xh.E, e cila humbi jetën pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese në Lakrishtë. E reja vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se i dashuri i saj e kishte shtyrë drejt vetëvrasjes

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se i dyshuari që është arrestuar në lidhje me këtë rasT është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.

Ai dyshohet se e ka shtyrë 26-vjeçaren që të kryejë vetëvrasjen, pasi i ka bërë presioni psikologjik për një kohë të gjatë.

Për vdekjen e 26-vjeçares kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00.

“Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i viktimës, pa dhënë më shumë detaje për rastin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.