Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot vendoset për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

Gazeta10
27 February 2024 - 10:16

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci.

Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ditë më parë ka thënë se subjekti i tij politik kërkon shkarkimin e kryesuesit, raporton Gazeta10.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

Mbledhja e Kuvendit komunal pritet të fillojë në ora 15:00./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.