Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme”, Hamza thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë të lirë e demokratike

Gazeta10
07 June 2026 - 10:39

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, pasi votoi në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Hamza tha se sot qytetarët vendosin për katër vitet e ardhshme.

“Unë bashkë me familjen time e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të dalin të votojnë, sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të lirë, të qetë e demokratike e ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur me dalë me votu sepse ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.