Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sot zhvillohen tri duele interesante në Albi Mall Superligë

Gazeta10
18 February 2023 - 11:25

Këtë fundjavë luhet xhiro e 20-të e Albi Mall Superligës, me tri ndeshje që zhvillohen ditën e shtunë dhe dy të tjera ditën e diel.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro luhet sot në Gjilan mes Dritës dhe Dukagjinit. “Intelektualët” hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Trepça ’89, ndërsa Duakgjini pas fitores së shumëpërfolur ndaj Prishtinës.

Dy skuadrat janë në pjesën e epërme të tabelës, por me objektiva të ndryshme, me Dritën që kërkon titullin dhe Dukagjinin daljen në Evropë.

Pas humbje nga 89-shi, vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, në anën tjetër klinasit kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira.

Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj, ku Ferizaj i fundit në tabelë pret Prishtinën.

Të dyja skuadrat duan vetëm fitoren, me vendasit që kërkojnë t’i ikin fundit të tabelës dhe mysafirët që kërkojnë të rikthehen në pozitën e tretë.

Sfida e tretë e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku Llapi pret Trepçën ’89.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë vetëm një pikë dallim dhe kërkojnë vetëm tre pikët në këtë duel.

Të tre duelet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.