Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Gazeta10
14 Shtator 2022 - 13:06

Sot do të nisë xhiroja e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës, raporton Gazeta10.

Ndeshja më interesante padyshim pritet të jetë derbi i Anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Që të dyja skuadrat e ka nisur mjaft mirë stinorin dhe sot të dyja ekipet do të luftojnë për fitore.

Ndeshje tjetër që zhvillohet sot në elitën e futbollit kosovar është ajo mes Prishtinës dhe Malishevës, e cila do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Që të dyja këto skuadra do të luftojnë sot për tu rikthyer drejt rrugës së fitoreve.

Ndeshja tjetër e cila ishte planifikuar të luhej sot ndërmjet Llapit dhe Ballkanit është shtyer për një datë të pacaktuar, shkaku I angazhimit të Ballkani në Ligën e Konferencës.

Këto dy ndeshje që luhen sot fillojnë në ora 15:00 dhe që të dyja këto përballje do të zhvillohen pa praninë e tifozëve. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.