Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë

Gazeta10
01 June 2023 - 10:49

Egnatia ka shkruar tashmë historinë e futbollit shqiptar, pasi do të luajë sot në finalen e Kupës së Shqipërisë ku do të përballet me Tiranën, duke pasur kështu edhe shansin për të synuar të parin trofe madhor që nga themelimi i saj.

Në gjysmëfinale Egnatia ka mposhtur me një gol të vetëm Vllazninë, duke marrë kështu një fitore minimale, që ia siguroi finalen e madhe, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër, Tirana që vjen pas disfatës në kampionat ku e humbi titullin që shkoi te Partizani, do të kërkojë më ngulm fitoen për ta mbyllur këtë sezon me një trofe.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis nga ora 19:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.