
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu i ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10, mes tjerash përmendi edhe asociacionin.
Sipas tij, nëse bëhet krahasim mes atij që është pranuar nga Thaçi e Mustafa me atë që ka propozuar BE ka dallueshmëri të madhe.
“Momentin që Serbia e njeh Kosovën Rezoluta e KËshillit të Sigurimit bjen në ujë. Ai është vendos aty si lehtësim për me i’u qit hi syve deri sa të kryhet marrëveshja. Edhe asociacioni nuk është brenda Kushtetuës së Kosovës. Draft-Asociacioni që e ka propozu BE ka dallim substancial me atë që e nënshkroi Isa Mustafa e Hashim Thaçi në vitin 20214“, deklaroi Spahiu. /Gazeta10