
“A duhet hapur Ura e Ibrit?”, është pyetja e së cilës për më shumë se një muaj vazhdon të sjell opinione të ndryshme rreth saj, nga akter vendor e ndërkombëtar, raporton Gazeta10.
Nexhmedin Spahiu, profesor i shkencave politike për emisionin Raport tha se nëse edhe nesër nuk bëhet hapja e urës atëherë ajo sdo të ndodh për një kohë të gjatë.
“Është e kuptueshme që dje dhe sot nuk do të hapet ura për shkak të paralajmërimit që ka bërë Vuçiq dhe sigurisht që Kurti nuk do ta bënte këtë në ditën kur ka paralajmëruar, të shohim nëse edhe nesër nuk hapet atëherë domethënë që ajo nuk do të hapet për një kohë të gjatë”, deklaroi Spahiu.
Tutje sipas tij, nëse hapja e urës nuk përcjellet me probleme edhe reagimet e faktorëve ndërkombëtar të cilët kundërshtojnë aktualisht hapjen e saj, do të harrohen.
“ po të isha unë do ta kisha hapur, e nëse ai do ta hap urën pa asnjë problem, kërcënimet ndërkombëtare do të harrohen dhe jeta do të vazhdoj normalisht”, shtoi mes tjerash Spahiu.