
Në Maqedoninë e Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Politologu Nexhemdin Spahiu ka folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, raporton gazeta10.
Sipas tij, ndikimet ruso-serbe kanë ‘triumfuar’ në Maqëdoni duke e forcuar pozicionin e partisë VMRO.
Në emisionin ‘Raporti Special’ në Kanal10, Spahiu ka thënë se fituese e këtyre zgjedhjeve do të jetë VMRO, me ç’rast ka bërë edhe një parashikim se me cilat nga partitë politike shqiptare do të bëjë koalicion për krijimin e qeverisë së re.
“Nëse VMRO nuk arrin të bëjë koalicion me VLEN, do ta bëjë me BDI-në”, ka qenë parashikimi që ka bërë Spahiu. /Gazeta10/
Detajet i gjeni me poshtë: