
Profesori dhe njëherësh komentatori politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar rezultatet preliminare në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Spahiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion me minoritetet joserbe.
“Vetëvendosja e krijon qeverinë bashkë me minoritetet joserbe”, ka thënë Spahiu.
Ai ka theksuar se nëse VV-së i duhet një deputet shtesë i merr edhe kandidatët serbë Nenad Rashiq dhe Aleksandar Arsenijeviq.
“Tash nëse rezultatet preleminare mbesin edhe përfundimtare hyn edhe Rashiqi edhe Arsenijeviq”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/