Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SPAK kërkon nga Qeveria ta ndalë ndërhyrjen në organizimin sindikal

Gazeta10
17 October 2022 - 23:46

Sindikata e Pavarur e Administratës se Kosovës – SPAK, përmes një komunikate për medie ka njoftuar se ka marrë konfirmimin për pranueshmëri nga Institucioni i Avokatit të Popullit të ankesën së tyre me mos inkasimin e kuotes sindikale nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve-MFPT.

“Ne si SPAK-u e shohim si veprim të kundërligjshëm, i cili bie ndesh me nenet 3, 4 , 9, 21 dhe nenin 25 të ligjit për organizim sindikal, e qe ka për qëllim penalizimin e organizimit sindikal duke na cenuar anëtarësinë dhe pamundësuar kuotizimin. Kjo ndërhyrje vjen disa muaj pas regjistrimit të Shoqatave dhe Federatave sindikale, dhe gjatë grevës së përgjithshme me qëllim të frikësimit të grevistëve dhe ndaljes së fondeve për organizim dhe funksionim sindikal”, thuhet fillimisht në komunikatë.

Më tej, bëhet e ditur se SPAK-u kërkon nga Qeveria e Kosovës, të ndalë ndërhyrjet në organizimin sindikal dhe të respektohet ligji në fuqi për Organizimin Sindikal dhe Udhëzimi Administrativ për Rregullimin dhe Përcaktimin e Kritereve për Regjistrimin e Organizatave Sindikatave.

” Të fillojë dialogu dhe të krijohen kushte për të gjitha shoqatat dhe federatat sindikale në institucionet publike, sepse një numër i konsiderueshme i Sindikatave privohen nga e drejta për zyre në hapësirat publike. Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës-SPAK- do shfrytëzoj të gjitha të drejtat ligjore, kanalet dhe institucionet legjitime të Republikës sonë për t’a mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e të punësuarve në Shërbimin Civil dhe antarësinë e saj.”, bëhet e ditur në komunikatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.