Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SPAK operacion kundër trafikut të drogës në qytete, 10 urdhërarreste

Gazeta10
15 Prill 2026 - 9:43

Një operacion po zhvillohet këtë të mërkurë, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në disa qytete të Shqipërisë, në kuadër të një hetimi që lidhet me aktivitetin e një grupi të dyshuar kriminal.

Tv Klan raporton se urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni ka rezultuar me disa persona të arrestuar.

Deri më tani bëhet fjalë për 10 urdhërarreste në total.

Hetimi lidhet me një grup të dyshuar të përfshirë në veprimtari të trafikut të drogës, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota.

Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që në vijim të ketë informacion më të detajuar mbi rolin e personave të arrestuar dhe shtrirjen e grupit kriminal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.