Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spanja deklarohet kundër aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE

Gazeta10
20 December 2022 - 13:39

Përfaqësuesi i Spanjës për Bashkimin Europian, Pascual Navarro, ka thënë se Spanja është kundër aplikimi për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Europian, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Spanja nuk e njeh Kosovës prandaj është kundër çdo vendimi procedural që lidhet me këtë çështje.

”Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”, ka thënë Pascual Navarro përfaqësues i Spanjës për Bashkimin Europian, gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përbashkët për BE, të mbajtur në Senat.

Më tej, ai ka thënë se në këto rrethana nuk do të mbështetet kandidatura dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë.

 “Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, theksoi Sekretari i Shtetit të Spanjës për Bashkim Europian. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.