Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Specialistë të propagandës janë vetë partia në pushtet” – Rama komenton kërkim faljen e Kërstiq

Gazeta10
26 November 2024 - 21:43

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Fidan Rama ka komentuar deklaratën e gazetarit serb, Branislav Kërstiq dhe kërkim faljen që pati ai për gruan e Kurtit, për të cilën kishte deklaruar të hënën se jeton dhe punon në Beograd.

Rama ka theksuar se tashmë informacionet janë leht të verifikueshme dhe se në rastin e Kërstiq u vërtetua që nuk ka qenë e vërtetë.

“Ajo çfarë ka thënë kolegu Kërstiq është leht e verifikueshme dhe kështu ndodhi mënjëherë pas deklaratës së tij dhe doli që nuk është e vërtetë”, ka thënë Rama.

Sipas tij, kërkim falja e Kërstiq tregon për një përgjegjshmëri ndaj deklaratës publike.

“Kërstiq e sqaroi shumë mirë atë pike. E para kërkim falja natyrisht është pjesë e një diskursi që ndodh tek njeriu i përgjegjshëm kur diçka deklaron dhe në këtë rast këtu duhet të mbyllet në rastin e kërkim faljes”, ka thënë Rama.

“Pavarësisht deklarimeve të kryeministrit, secili prej neve janë të lire të flasin dhe kanë përgjegjësi për atë çka thonë, në këtë rast edhe Branislavi. Por unë po e shoh njëfarë kthimi të furishëm të kundërshtimit të etiketimit që i bëhet Banes në këtë rast nga specialistët e luftës hibride dhe propagandës që vijnë nga LLV”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.