Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Specialja arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

Gazeta10
05 December 2024 - 9:51

Gjykata Speciale në mëngjesin e sotëm ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn.

Kjo u konfirmua nga djali i Kilajt, Blend Kilaj për Gazeta10.

Ai tha se babai i tij është arrestuar në orën 07:00 të mëngjesit.

Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe ishte arrestuar edhe më parë nga kjo gjykatë më 2 nëntor 2023.

Ai u lirua më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.