Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Spektakli qiellor i 12 gushtit, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë

Gazeta10
12 August 2026 - 7:57

Të mërkurën mbrëma, miliona evropianë do të mund të shohin eklipsin diellor. Në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë do të jetë i plotë, ndërsa në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore i pjesshëm.

Sipas TimeandDate, kompania e cila ofron informacione për astronominë, në Kosovë qytetarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë eklipsin e pjesshëm diellor, i cili do të nisë në orën 19:29.

Kulmi i eklipsit pritet në 19:38, kur Hëna do ta mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm tre minuta më vonë, në 19:41, Dielli do të perëndojë.

Për shkak se fenomeni do të ndodhë shumë pranë horizontit, rekomandohet që eklipsi të ndiqet nga një pikë e lartë dhe nga një zonë pa pengesa, me pamje të lirë drejt perëndimit-veriperëndimit.

Faza e pjesshme e eklipsit do të përfundojë në orën 21:07.

Sipas The Guardian, në Spanjë kulmi pritet rreth 20:26–20:33, ndërsa në Londër në 19:13. Ekspertët paralajmërojnë të mos shihet Dielli me sy të lirë; në mungesë të syzeve speciale mund të përdoret kullesa si projektor, duke reflektuar dritën mbi letër. Ky është eklipsi i parë i plotë i dukshëm nga Evropa kontinentale pas dy dekadash.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.