Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spiropali uron Bashën pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Kosovës

Gazeta10
26 Gusht 2025 - 13:29

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, i ka uruar Dimal Bashës zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Spiropali përgëzoi edhe deputetët e Kosovës për, siç u shpreh ajo, hapjen e rrugës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve”.

Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.