
Sponsorë të shumtë kanë ngritur shqetësimet ose problemet me FIFA-n në lidhje me kontratat e tyre në Kupën e Botës në Katar, zbulon TheGuardian. Kjo i jep organit drejtues të futbollit një tjetër dhimbje koke disa orë pasi u detyrua të ndalonte alkoolin nga stadiumet nga autoritetet e Katarit.
Ky vendim ndërlikoi shumë situatën pasi kontrata prej 75 milionë dollarësh (63 milionë £) me prodhuesin e birrës së Budweiser, Anheuser-Busch InBev, duhet të bie poshtë.
Një përfaqësues i një sponsori tjetër të madh, duke folur në kushte anonimiteti, tha se shumë partnerë ishin ndjerë “të zhgënjyer nga FIFA në shumë mënyra”. Ata gjithashtu treguan se kishte pasur diskutime joformale rreth shkeljeve të mundshme kontraktuale dhe refuzimit të produkteve.
“Të gjithë kanë një shqetësim në një farë mënyre apo formë,” shtuan ata. “Ka shumë ‘rigrupime’ që po ndodhin për të kuptuar se cilat janë opsionet sipas kontratës.”
Më herët FIFA konfirmoi në një deklaratë të shkurtër se alkooli nuk do të shitet brenda apo rreth perimetrit të stadiumeve të Kupës së Botës.