Gazeta10

Stano: Çdo vendim për urën e Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se çështja e hapjes së urës është pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE, dhe se diskutimi dhe vendimet në lidhje me hapjen e saj për trafik duhet të ndodh në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të dyja palëve.

Stano ka shtuar se palët duhet të lëvizin përpara me implementimin e marrëveshjeve të mbetura pezull dhe të zbatojnë obligimet e marrëveshjeve të arritura në dialog.

“Ne jemi të interesuar të parandalojmë edhe një krizë tjetër, kemi pasur mjaftë të tilla tashmë dhe pak zgjidhje e hapa drejt deeskalimit. Në lidhje me pyetjen tuaj, për hapjen e urës në Mitrovicë, ajo ka qenë temë e dy marrëveshjeve të dialogut  të lehtësuar nga BE, më 2015 e 2016. Dhe pavarësisht përpjekjeve për të ndërmjetësuar përgjatë viteve, kjo urë mbetet e mbyllur për trafik. Dhe përderisa kjo është çështje që i takon dialogut të lehtësuar nga BE, negociatat dhe çfarëdo vendimi në lidhje me urën duhet të diskutohet dhe të bëhet në kuadër të dialogut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të dyja palëve, Kosovës e Serbisë”, ka deklaruar Stano.

Ai ka potencuar se veprimet e njëanshme po largojnë fokusin nga zbatimi i obligimeve të Marrëveshjes për normalizim të raporteve, duke e cilësuar këtë si prioritetin kryesor.

“Ne përsërisim thirrjet tek palët, që të lëvizin përpara me implementimin e marrëveshjeve të mbetura pezull. Edhe një herë, marrëveshja për rregullimin për urën, është pjesë e marrëveshjeve që janë arritur tashmë në dialog, dy herë. Kështu që obligimet e mbetur pezull nga marrëveshjet duhet të zbatohen pa vonesë, e kjo vlen edhe për çështjen e urës, e gjithashtu edhe për Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve. Pasi që veprimet e njëanshme, po e largojnë fokusin nga prioriteti kryesor, e prioriteti i parë duhet të jetë zbatimi i obligimeve të Marrëveshjes për normalizim të raporteve”, ka deklaruar tutje Stano.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur