10 LIVE

Stano deklarohet për ngjarjet e djeshme: “Dënojmë fuqishëm sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës”

Gazeta10
25 Shtator 2023 - 14:11

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian  Peter Stano ka folur për sulmet vrastare dhe terroriste të së dieles në Banjskë të Zveçanit.

Stano tha se BE “dënon fuqishëm sulmet terroriste dhe të liga ndaj Policisë së Kosovës” teksa bëri thirrje për kthim në tryezën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën e tij për media, kërkoi “shtensionim urgjent” të situatës derisa iu referua sërish deklaratës së lëshuar nga Bashkimi Evropian para një jave me kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Ngjarjet e djeshme në veri Stano i quajti “tejet të rrezikshme” ku sulmet tha se “BE i dënon më së fuqishmi”.

Duhet të gjejmë rrugën përtej krizave të njëpasnjëshme dhe t’i kthehemi zgjidhjes normale të problemeve përmes dialogut”, ka shtuar Peter Stano.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.