Gazeta10

Stano i reagon Konjufcës për bankat serbe: BE i di detyrat e saj, t’i dini edhe ju tuajat

Pas ‘qortimeve’ të shprehura nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndaj Bashkimit Evropian në dritën e hartimit të raportit përfundimtar ku duhet të vendoset për të hequr ose jo masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ka ardhur edhe kundëpërgjigja e BE-së, përkatësisht nga zëdhënësi Peter Stano, i cili u pyet rreth deklarimeve të Konjufcës.

Konjufca sot ndër të tjera tha se do të ishte mirë që Borreli të shkruante një raport për aksionin e Policisë së Kosovës në veri, në të cilin, sipas tij thuhet se “ekspozitat e Bankës Postanska Stedionica ishin ilegale”.

Ai i tha Borrelit gjithashtu se në raport duhet të deklarojë se “bankat nuk lejohen dhe se duhet të trajtohen siç thotë ligji dhe ligji thotë se duhet të mbyllen”, tha Konjufca.

I pyetur për të komentuar këtë deklaratë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Stano është përgjigjur.

“Nuk komentojmë komente të rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm shtetëror. BE i di detyrat e veta, përqendrohet në to dhe i kryen punët e saj. Edhe këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën”, ka thënë zëdhënësi evropian, Peter Stano për Kosova Online.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur