Gazeta10

Stano pas vendimit për targat: Përparimi është i mundshëm, s’ka kohë për të humbur

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se është parë se përparimi është i mundshëm pas vendimit për targat.

“Punë rreth dialogut po vazhdon dhe fokusi i kësaj pune është në zbatimin e asaj që është pajtuar në pranverën e vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi parë se përparimi është i mundshëm, meqë ditë më parë edhe Kosova edhe Serbia janë pajtuar rreth çështjes së targave për heqjen e regjimit të stikersave. Kjo është një dëshmi konkrete se përparimi është I mundshëm kur ka një vullnet të mirë. Ne shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe pasi të jetë krijuar Qeveria e re e Serbisë. Ne do të vazhdojmë të angazhojmë dhe të punojmë me partnerët që t’iu ndihmojmë atyre sepse kjo është detyrë për ta dhe jo për ne për të zbatuar çdo gjë që është pajtuar. Pra ishin marrëveshje obliguese. Prandaj BE-ja dhe vendet anëtare të saj, presin që të dyja palët të procedojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Stano, për 21Media.

Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi vendimi për lëvizjen lirshëm të automjeteve me targa serbe erdhi pas zbatimit të plotë dhe pa pengesa të vendimit në Serbi.

Poashtu edhe Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS. Ky vendim hyri në fuqi për zbatim nga 1 janari 2024.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka theksuar se lejimi i të gjitha automjeteve nga Kosova për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur