Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stano thotë se BE-ja pajtohet “qind për qind” me Escobarin për problemet në komunikim me Kurtin

Gazeta10
13 March 2024 - 15:05

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, ka komentuar deklaratat e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për problemet në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Stano në një konferencë për media tha sot se qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për Kosovën  “përputhen qind për qind”.

“Kur është fjala për Kosovën dhe sjelljen e qeverisë aktuale në Prishtinë, qëndrimet e BE-së dhe partnerëve tanë amerikanë janë 100 për qind konsistente”, tha Stano.

Gjatë ditës së djeshme, emisari amerikan, Gabriel Esobar, ka rikonfirmuar edhe një herë “telashet” e SHBA-së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç tha zëvendës-ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, problemi qëndron tek komunikimi, ndonëse theksoi se “partneriteti mes SHBA-së është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës”.

“Kjo nuk varet nga një njeri apo një parti”, shtoi Escobar,

Sipas emisarit amerikan, “telashe” me Kryeministrin Kurti nuk ka veç SHBA-ja, por edhe partnerët tjerë, si BE, NATO e Britania e Madhe. Ai e veçoi edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Por do të thosha se së fundmi kemi problem me komunikim me kryeministrin Kurti. Nuk është vetëm SHBA-ja. Nuk është problem që e ka vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova në komunikimet me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, dhe me shumë shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dikur kemi pasur partneritet më të mirë dhe ne duam që të kemi partneritet të tillë”, tha Escobar, dje në një diskutim online me gazetarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.