
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani po kalon në formë të jashtëzakonshmë në këtë fillimsezoni me Spartën e Pragës.
Sulmuesi nga Podujeva është shndërruar një sulmuesin kryesor të skuadrës Çeke duke qenë shumë efikas para portës.
Rrahmani në ndeshjes e së dielës kundër Zlin, shënoi dy gola duke e konfirmuar formën e tij të lartë.
Në 13 ndeshje të luajtura deri më tani në këtë sezon në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar tetë gola.
Përveç formës së mirë në kampionat, qendërsulmuesi luajti rol kyç te Sparta e Pragës në kualifikimin e tyre në grupet e Ligës së Konferencës.
Formë e mirë e Rrahmanit natyrisht që është lajm i mirë për kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjeve të rëndësishme në kualifikimet e Botërorit, kundër Zvicrës dhe Suedisë.
Në grumbullimin e fundit në qershor, Rrahmani shënoi pesë gola në miqësoret kundër Armenisë dhe Komoreve.
Rrahmani po kalon edicionin e tij të dytë te Sparta, ndërsa pas formës së mirë ofertat për të nuk pritet të mungojnë.