Me një gol të Raphinhas, Barcelona mposhti Las Palmasin dhe vazhdoi super ecurinë e saj, e cila, interesant, filloi pasi Xavi Hernandez tha se do të largohej në fund të sezonit.
Që atëherë, Barcelona ka rekord 7-2-0 në La Liga dhe tani është në një seri prej pesë ndeshjesh pa pësuar gol, dhe të mos harrojmë se katalanasit eliminuan edhe Napolin në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Ky rezultat e bën Barcelonën, sipas rezultateve, ekipin më të mirë në Evropë. Tani, Barcelona po lufton me Realin për titullin e La Ligës, ndërsa në 1/8 e Champions League do të përballet me PSG-në.
Tani mbetet pyetja nëse Xavi do të largohet vërtet në qershor, apo nëse do të qëndrojë.
Duhet të presim fundin e sezonit.