
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Rafet Prekazi, MC Kresha, DJ Dagz dhe Dilara Gashi.
Gjatë diskutimit për Kosovën dhe barazimin e saj ndaj Rumanisë, foli edhe Faruk Statovci.
Ai tha se lojtarët duhet dhe do t’i kritikojmë tërë kohën.
“Performanca e lojtarëve me Kosovën nuk është e njejtë si me ekipet e tyre, andaj duhet t’i kritikojmë për këtë gjë.”, tha ai.
Tutje, ai pati kritika të mëdha për Leart Paqaradën.
“Paqarada me klubin e tij është ndër më të mirët në Bundesliga 2 ndërsa te Kosova është larg lojtarit të mirë që paraqitet në Gjermani”, përfundoi ai.