Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Statovci për veriun: Nuk është zmbrapsje e Qeverisë, por ndërkombëtarët po duan paqe

Gazeta10
02 June 2023 - 0:05

Deputetja e Vetëvendosjes, Jeta Statovci ka folur lidhur me presionin e ndërkombëtarëve që po i bëhet Kosovës për situatën e tensionuar në veri të vendit pas trazirave të fundit në këto komuna, shkruan Gazeta10.

Ajo ka thënë se ndërkombëtarët janë duke u munduar që ta ruajnë paqen dhe mos të ketë një luftë tjetër pas asaj në Ukrainë, duke thënë se nuk është zmbrapsje e Qeverisë, vendimi për zgjedhje të reja në veri.

‘’Në kontekstin diplomatik dhe ndërkombëtar është e rëndësishme sikurse po dominon edhe skenën politike është që të ruhet paqja, qetësia e stabiliteti. E këto kërkesa lidhen më shumë me rrethana ku vëmendja ndërkombëtare, ushtarak, financiare janë të fokusuara tek Rusia e Ukraina. Andaj kërkojnë që rajoni të jetë më stabile e sa më qetë, që të mos ketë shpërthime të reja të ndonjë konflikti.’’, ka thënë ajo në ‘’Prime Time’’.

Sipas saj diplomacia ndërkombëtare po ka tendencë për ndërhyrje në mes raporteve Serbi dhe Rusi, por që kjo s’do duhej të bëhej ‘’duke i ra Kosovës’’ apo ‘’duke ia drejtuar gishtin’’.

‘’Në rrethana të tilla unë mendoj që nuk ka gjë që hyn në mes aleancave tona, sepse Kosova është storje suksesi ndoshta prej më e madhe  të SHBA-së, sikurse në investimin diplomatik, financiar e politik. Diplomacia po e shohim se ka tendencë të hyjë edhe në mes raporteve të Rusisë e Serbisë, unë po e shoh si kauzë të vdekur dhe kjo nuk duhej të ishte duke i ra Kosovës në sensin që të ndikoj në këto dy raporte. Sepse Kosova është një storje suksesi që duhet vlerësuar e jo domosdoshmërisht drejtuar gishtin nga ajo në esencën e tendencës për të ndikuar ose hyrë në mes raporteve mes Serbisë dhe Rusisë.’’, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.