Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar i Mbrojtjes: Paniku i Beogradit i pajustifikuar, ftesa për gjithë vendet e rajonit

Gazeta10
25 February 2026 - 12:20

Një panik të pajustifikuar të Beogradit e ka konsideruar ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

‘’I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër.

Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë.

Dhe nga ana tjetër edhe elementë stërvitorë të forcave tona. Nuk kemi patur komunikim me Beogradin përvec faktit që ftesa është për të gjithë vendet e rajonit, fatkeqësisht ata kanë zbatuar një politikë të karriges boshe.” tha Vengu

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.