Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Stoltenberg e rithekson: KFOR-i është në Kosovë

Gazeta10
14 October 2022 - 10:20

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë për media e ka ritheksuar se KFOR-i është në Kosovë, raporton Gazeta10.

Stoltenberg ka thënë se Bashkimi Europian dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë për Ballkanin Perëndimor.

Më tej, ai ka thënë se ata kanë ndihmuar në përfundimin e dy luftrave në këtë rajon, duke përfshirë fillimisht Bosnje e Hercegovinën e më pas edhe Kosovën.

“Ballkani Perëndimor është një rajon në Evropë ku Bashkimi Evropian dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë. Ne ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në Kosovë. Ne kemi praninë tonë, misionin e KFOR-it në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Duke folur për Bosnje e Herecegovinën nëse është një nga vendet që do të ju bashkohet NATO-së, ai ka thënë se aleanca respekton vendimet e të gjitha vendeve.

“NATO respekton vendimet e të gjitha vendeve që zgjedhin rrugën e tyre”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.