Gazeta10

Stoltenberg: Sulmi i 24 shtatorit është një dëshmi se konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor

Ka përfunduar takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit në konferencën për media ka folur sekretari Stoltenberg.

“E mirëpres themelimin e Asociacionit, ky do të ishte një hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, tha Stoltenberg para gazetarëve,

“Kënaqësi të jem përsëri në Prishtinë dhe të takohem përsëri me ju pas takimit në Bruksel. Sapo patëm një diskutim të rëndësishëm për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veriun e Kosovës që ngriti shqetësime të një konflikt më i gjerë mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor”, tha Stoltenberg.

Ai tha se sulmet janë të papranueshme.

“Personat përgjegjës duhet të mbahen për përgjegjës. NATO ka reaguar me shpejtësi, kemi sjellë 1000 shtesë trupa në Kosovë, kemi dërguar armatime të rënda, kemi rritur patrullimet në veri. Do të bëjmë atë që është e nevojshme të mbajmë një mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë. Stabiliteti në rajon vendoset nga të gjitha anët që duhet të zgjedhin diplomacinë mbi dhunën dhe t’i nderojnë zotimet ekzistuese”, tha Stoltenberg.

Poashtu Stoltenberg tha se i mirëpret propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO-së si dhe NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
naim murseli
“Dy ditë besë” - Familja Ademaj i jep besë familjes Murseli
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal
liridonaa
Familja e Naim Murselit anulon të pamën për Liridona Murselin
407385529_222349917549408_8629165754259080005_n
Naim Murseli dhe Liridona që u vra pardje, kishin aplikuar për divorc në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog