
Pak pas orës 01:00 të ditës së sotme, stuhia e parashikuar ka arritur në territorin e Kroacisë, e cila paralajmëron fundin e valës së gjatë të të nxehtit.
Në kryeqytetin kroat, Zagreb gjatë natës ka pasur vetëtima të fuqishme, shi dhe erëra të forta.
Në zonën e Zagrebit ka rënë shi pothuajse gjatë gjithë natës dhe sipas raportimeve të mediave, në disa pjesë kanë rënë deri në 100 litra shi për metër katror, që është më shumë se mesatarja mujore e muajit korrik.
Zjarrfikësit kanë pasur 60 intervenime mbrëmë në tërë territoret ku ka pasur edhe vërshime, shkruan index.hr